Pure bizelesh

Pure bizelesh

Gullash viçi në mënyrën bavareze
Pasta greke me pulë

Pureja e bizeleve është njëra nga shoqërueset më të shpeshta të pjatave me mish ose peshk.

Përbërësit

500 gr bizele
50 gr gjalpë
1 thelpinj hudhre
kripë dhe piper i zi
mëlmesa

Udhëzimet:

Bizelen e ziejmë me pak ujë. Kur të ketë marrë valë i shtojmë kripë sipas dëshirës dhe thelbin e hudhrës. Pak para përfundimit të zierjes shtojmë mëlmesa sipas dëshirës.

Bizelen e zier e kullojmë dhe e hedhim në blender. Ia shtojmë edhe 50 ml ujë, në të cilin kemi shkrirë edhe 50 gr gjalpë.

Masën e miksojmë mirë. Nëse na duket pureja shumë e trashë shtojmë edhe pak nga lëngu ku është zier bizelja.

Ju bëftë mirë.

COMMENTS