Punime në Merdare, rekomandohet shfrytëzimi i pikë kalimeve tjera

Punime në Merdare, rekomandohet shfrytëzimi i pikë kalimeve tjera

Policia e Kosovës njofton se në pikën kufitare në Merdare po kryhen punime dhe mund të ketë ndërprerje të kohëpaskohshme të qarkullimit.

Përmes një njoftimi për media, Policia e Kosovës, informon të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, e në veçanti ata të cilët shfrytëzojnë për qarkullim, respektivisht për kalim kufitar, pikën kufitare Merdare që lidhë Republikën e Kosovës me Serbinë, së në këtë vendkalim janë duke u kryer punime.

Më tutje në këtë njoftim thuhet se në Pikën e Kalimit të Kufirit Merdare, nga data 1 deri 15 nëntor 2017, do të ketë kohë pas kohe ndërprerje të trafikut/qarkullimit, për shkak të punimeve, ku mund të krijohen pritje më të gjata se pritjet normale.

‘Andaj me qëllim të shmangies së pritjeve të mundshme, informojmë të gjithë qytetarët që gjatë kësaj periudhe kohore mundësisht t’i shfrytëzojnë pikat tjera të kalimit kufitar me Serbinë. Policia e Kosovës edhe më parë ka njoftuar qytetarët lidhur me punimet që po zhvillohen në atë pikë kontrolli kufitar dhe me rrjedhën e qarkullimit në hyrje dhe dalje të vendit tonë, duke pas parasyshë përqendrimin e njerëzve dhe automjeteve në këtë pikë kufitare’, përfundon njoftimi.

COMMENTS