Punën ‘duhet’ ta nisni nga ora 10:00

Punën ‘duhet’ ta nisni nga ora 10:00

Çfarë duhet të hani e çfarë jo në verë
Me karota zbardhni dhëmbët, largoni edhe erën e keqe të gojës (Video)

‘Zgjimi i hershëm është një torturë e vërtetë, sidomos kur të duhet të shkosh në punë’. Ky është përfundimi i studiuesit i Universitetit të Oxfordit Dr. Paul Kelley.

‘Kemi një shoqëri të privuar nga gjumi dhe ky është një problem ndërkombëtar. Pasojat do të jenë në të ardhmen të mëdha!

Puna duhet të nisë pas orës 10. Nëse do të vendosej ky orar, të dyja palët, si punëdhënësit ashtu edhe punëmarrësit do të përfitonin më shumë. Punonjësit do të jenë më të angazhuar në detyrat që u caktohen, do të jenë më tepër energjik dhe me gjasë, punët e kompanive do të shkojnë më mirë…

Të gjithë duhet të kuptojmë rëndësinë e gjumit. Pasojat që vijnë nga mungesa e tij janë njësoj si në rastet kur nuk ushqehesh për një kohë të gjatë’, ka deklaruar Kelley.

Disa njerëz do të duhet të fillojnë punën shumë më herët sesa ky orar dhe kjo mund të shndërrohet në një rutinë, por çdo herë zgjimi ka vështirësitë e veta dhe mund të ketë edhe pasoja në produktivitetin e punës.

COMMENTS