Punëdhënësit janë përgjegjës për sigurinë e punëtorëve në vendet e punës

Punëdhënësit janë përgjegjës për sigurinë e punëtorëve në vendet e punës

Prishtinë, 27 prill - Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, njëherësh kryetar i Këshillit Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë, Çerkin D

Prishtinë, 27 prill – Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, njëherësh kryetar i Këshillit Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë, Çerkin Dukolli, mori pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Siguri dhe Shëndetin në Punë, organizuar nga kompania ‘SharrCem’. Me këtë rast ai tha se kujdesi institucional për siguri dhe shëndet në punë, përveç që është obligim ligjor, mbi të gjitha është çështje humane.

Lidhur me masat konkrete në ruajtjen e shëndetit në punë, zëvendësministri Dukolli i njoftoi të pranishmit se Qeveria e Republikës së Kosovës ka themeluar Këshillin Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë, i cili në kompetenca të veta ka jo vetëm konstatimin e gjendjes, por edhe hartimin e politikave për përmirësimin e nivelit të sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe përcjelljen në vazhdimësi të gjendjes së sigurisë dhe shëndetit në punë të të punësuarve.

Ai u bëri thirrje të gjithë punëdhënësve që të krijojnë ambiente të sigurta pune, ndërsa punëtoret të kujdesen për sigurinë e tyre dhe të tjerëve.

Zëvendësministri Dukolli inkurajoi Inspektoratin e Punës që përmes inspektimeve në teren të imponojë zbatimin e plotë të legjislacionit në fuqi që rregullon të drejtat dhe detyrimet mbi marrëdhënien e punës, por edhe sigurinë dhe shëndetin në punë.

COMMENTS