Pulla postare me NËNËN TEREZË zgjidhet më e mira

Partia e Drejtësisë në Kosovë dënimet e rastit Kumanova i quan të padrejta
Nisin ikjet e para nga Kosova (Video)

Juria e Çmimit Ndërkombëtar të Arteve të Filatelisë ‘San Gabriello’ e ka përzgjedhur pullën postare dedikuar, Himnit të Nënës Terezë,si pullën më përmbajtësore me karakter fetar.

Autore e pullës postare është Dijana Toska, ndërsa është dizajnuar nga organizata Little People of Kosova, Hilmnijeta Apuk dhe emetuar nga Posta e Kosovës me datë 15 gusht 2016 me rastin e Shenjtërimit të Nënës Terezë.

Siç merret vesh ndarja e çmimit do të bëhet më 24 shtator 2017 në Legnano të Veronës në Itali. Si shpërblim Postës së Kosovës do t’i akordohet një çertifikatë dhe plaketa e lajmërimit ‘L’Annunciazione’e punuar nga mjeshtri Enrico Manfrini.

COMMENTS