Pulë e mbushur

Kek me limon dhe vaj ulliri
Pure nga kungulli

Një recetë jashtëzakonisht e thjeshtë për t’u përgatitur, por dhe shumë komplekse në shije dhe vlera ushqyese. Një vakt i tërë, në vetëm një pjatë.

Përbërësit:

2 gjoks pule (të vogla)

80 gr. Mocarela

60 gr. rikota

40 gr. karotë (në copa)

15 gr. spec i verdhë (në copa)

15 gr. stika

3 feta bukë

3 domate qershi

1 copë kungull (i vogël)

djathë kaçkavall (i grirë)

majdanoz

rigon (i thatë)

vaj ulliri (ekstra i virgjër)

kripë

piper

Përgatitja:

Për përgatitjen e kësaj recete, prisni në copa mocarelën dhe përziejeni me rikotën, pak vaj, pak rigon, kripë dhe piper.

Hiqjani korën fetave të bukës, kalojeni në frulator dhe përziejeni me një lugë kaçkavall.

Ndajini gjokset e pulës në 4 gjysma, hapini dhe përgatitini, duke i mbushur me mocarela dhe rikota. Kalojini në vezët e rrahura, më pas në bukën e kaluar në frulator; vendosini në një tavë të mbuluar me letër furre, të mbushur me pak vaj ulliri dhe futini në furrë në 160°c për 25 minuta.

Skuqini në tigan me pak vaj perimet, me përjashtim të domateve.

Pas 2 minutave shtoni stikat e pishës, majdanozin e grirë dhe domatet e prera në thelpinj. Shërbejini me pulën dhe sallatë.

COMMENTS