Puding shtëpiak me dredhëza

Puding shtëpiak me dredhëza

Përgatisni puding shtëpiak me dredhëza dhe shijojini copëzat ekstra të mëdha të dredhëzave, nga të cilat përbëhet kjo ëmbëlsirë.

Përbërësit:
300 gr dredhëza
1 puding vanilje
400 ml qumësht
2 lugë gjelle sheqer

Udhëzimet:
Pudingun trazojeni me 4-5 lugë ujë të ftohtë.

Qumështin e sheqerin vërini të vlojnë.

Pas vlimit, shtoni pudingun e tretur në ujë dhe vazhdoni zierjen derisa të fitoni trashësinë që dëshironi.

250 gr dredhëza lajini mirë dhe bluajini në blender (50 gr ndani për dekorimin e pudingut).

Në pudingun e përgatitur shtoni dredhëzat e bluara derisa të fitoni një masë homogjene.

Në fund pudingun dekorojeni me dredhëza.

COMMENTS