Publikon foton e tij kur ishte i vogël, paditet Bruno Mars (Foto&Video)

Publikon foton e tij kur ishte i vogël, paditet Bruno Mars (Foto&Video)

Bruno Mars është përfshirë në një çështje të vogël gjyqësore si pasojë e një fotoje të postuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet ai si imituesi i Elvis Presley.

Catherine McGann, e cila ka paditur këngëtarin e njohur, ka thënë se ajo e ka bërë këtë fotografi të Brunos në vitin 1989, kur ai ishte 3 apo 4-vjeç dhe performonte hitet e mbretit të muzikës, Presley. MCGann ka thënë se ajo zotëron të drejtat e autorit të asaj fotoje kështu që ajo është shqetësuar kur e ka parë atë në të gjitha profilet e rrjeteve sociale të Bruno Mars.

Në dokumentat e publikuara nga ‘TMZ’, fotografja tregon se ajo foto e postuar në muajin qershor ka marrë më shumë se 1.2 milionë pëlqime. MCGann pretendon se Bruno nuk i ka respektuar të drejtat e autorit.

Ajo ka paditur Bruno dhe kompaninë e tij muzikore, ‘Warner Music'[, për dëmet dhe përfitimet e bëra nga kjo foto.

COMMENTS