Publikoi këngën e Era Istrefit, policia arreston pronarin e kompanisë muzikore

Publikoi këngën e Era Istrefit, policia arreston pronarin e kompanisë muzikore

“Prej asaj nate”, projekti më i ri nga 2Ton (Video)
Rita Ora me sy të kaltër në ballinën e revistës prestigjioze spanjolle (Foto)

Policia e Kosovës ka arrestuar njërin nga themeluesit e kompanisë ‘On Air Music’ Kushtrim Morina i cili akuzohet për cenim e të drejtave të autorit.

Padinë e ka bërë Faton Shoshi i cili edhe menaxhon këngëtaren Era Istrefi, raporton RTV 21.

Policia e Kosovës ka intervistuar Kushtrim Morinën i cili ka pranuar se ka përdorur userin e kompanisë që e menaxhon ‘On Air Music’ dhe ka hyrë në Content Manager ku ka shkarkuar këngën e re të Era Istrefit ende e pa publikuar dhe përmes një linkut ia ka dërguar shokëve të tij.

Policia po ashtu ka konfiskuar disa laptopë, si dhe telefona të mençur te cilët janë dërguar për ekzaminim nga njësia e Kibernetikës.

COMMENTS