Publikohet traileri i filmit ‘The Zookeepers Wife’, pjesë e të cilit është aktori shqiptar Val Maloku (Foto/Video)

Publikohet traileri i filmit ‘The Zookeepers Wife’, pjesë e të cilit është aktori shqiptar Val Maloku (Foto/Video)

Elina Duni vjen me projektin e saj në nëntë gjuhë (Video)
Halle Berry ishte e pastrehë para se të bëhej e famshme

Kinematografia shqiptare gjithmonë ka korrur sukses jashtë vendit, dhe këtë gjë më së miri po e dëshmojnë edhe talentët e rinjë, të cilët çdo ditë e më shumë po bëhen pjesë e projekte hollivudiane.

Një ndër këta talentë është edhe Val Maloku, i cili edhe pse i vogël, ka arritur të dëshmojë më së miri aftësitë e tij në aktrim, duke qenë pjesë e një prej filmave të njohur në Kosovë si “Babai” me regji të Visar Morinës.

Vitin e kaluar ai është shpërblyer edhe me çmimin për aktorin më të mirë në Festivalin e Filmit në Zarë të Kroacisë, gjersa në publikun shqiptar është i njohur edhe si djali i prezantuesit Valon Maloku.

Ai ka arritur të jetë një nga protagonistët e filmit “The Zookeepers Wife”, i cili pritet të publikohet më datë 31 mars të vitit 2017.

kopertina

Në këtë film nuk do të mungojnë as emra të njohur nga fusha e aktrimit si Jessica Chastain apo Daniel Bruhl që ka luajtur në filmat e famshëm “Rush” dhe ”Inglorious Basterds”, gjersa regjisor i filmit është Niki Caro, një nga më të famshmit në Hollywood.

“The Zookeepers Wife” flet për dy individë të cilët në Kopshtin Zoologjik në Varshavë shpëtojnë shumë jetëra njerëzish përgjatë invazionit nga Nazistët.

Val Maloku do të luajë në këtë film rolin e një djaloshi të ri me emrin Ryszard Żabiński, teksa në kanalin YouTube është publikuar edhe traileri i filmit./T/

COMMENTS