Publikohet traileri i filmit ‘Martesa’ i regjisores Blerta Zeqiri (Video)

Publikohet traileri i filmit ‘Martesa’ i regjisores Blerta Zeqiri (Video)

Muzeu i Kosovës anëtarësohet në Këshillin Ndërkombëtar të Muzeve
Boshnjaku: Sot mora ofertë për blerjen e klikimeve në YouTube (Foto)

Filmi artistik i metrazhit të gjatë ‘Martesa’ me regji të Blerta Zeqirit tashmë ka publikuar trailerin zyrtar.

Në këtë film që shtjellohet dashuria nëpërmjet një trekëndëshi, me rolet e tyre luajnë aktorët: Adriana Matoshi, Alban Ukaj e Genc Salihu.

Bekimi dhe Anita gjenden në një ngjarje të dhimbshme ku janë gjetur mbetje nga varrezat masive. Prindërit e Anitës janë të zhdukur, dhe çifti është gati për martesë. Çifti, i kthyer në Prishtinë, e takon Nolin, muzikantin që jeton në Francë. Ai ka qenë shoku i ngushtë i Bekimit, ndërsa ata nuk e kanë parë njëri-tjetrin për dy vite” shkruhet mes tjerash në kritikën e Vassilis Economou, përcjellë kultplus.

Ndërkaq, ky film ka premierën botërore më 28 nëntor në Estoni, në festival të kategorisë A.
Përndryshe, ky është filmi i parë i metrazhit të gjatë për regjisoren Blerta Zeqiri.

COMMENTS