Publikohet lista e futbollistëve për dy ndeshjet, De Biasi lë jashtë Gashin (Foto)

Publikohet lista e futbollistëve për dy ndeshjet, De Biasi lë jashtë Gashin (Foto)

FSHF merr vendimin për Taulant Xhakën
Tre shqiptarë në 11-shin e javës në Zvicër

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, ka publikuar listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për dy sfidat, ndaj Lihtenshtejnit dhe Spanjës.

Për këto dy ndeshje tekniku italian do të ketë në dispozicion 26 lojtarë.

Në konferencën për shtyp që u zhvillua në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit tekniku italian u shpreh se për këto dy ndeshje janë grumbulluar lojtarët më të mirë që janë në formë, shkruan tema.

Risia e kësaj liste ashtu dhe siç ishte paralajmëruar është grumbullimi për herë të parë në kombëtaren A i lojtarëve Liridon Latifi që aktivizohet me skuadrën e Skëndërbeut dhe Eros Grezda që luan në kampionatin kroat me Lokomotivën e Zagrebit.

Ndërkohë nuk është thirrur për këto dy ndeshje sulmuesi Shkëlzen Gashi. Sfidën e parë kuqezinjtë do ta luajnë në transfertë përballë kombëtares së

Luhtenshtejnit më datë 6 tetor, ndërsa ndeshja e dytë do të jetë ndaj Spanjës më datë 9 tetor në stadiumin ‘Loro Boriçi’.

publikohet-lista-e-futbollisteve-per-dy-ndeshjet-de-biasi-le-jashte-gashin-foto

COMMENTS