Publikohen pamjet e vrasjes së dyfishtë të dy të rinjve në Prishtinë (Video,+18)

Një listë kosovare për të drejtuar diplomacinë shqiptare
Kuvendi nuk e miraton përsëri rezolutën lidhur me arrestimin e aktivistëve të VV-së

Janë publikuar pamjet e para të vrasjes, e cila kishte tronditur kryeqytetin një muaj më parë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Parkun e qytetit të Prishtinës, humbën jetën dy të rinj.

Në videon e siguruar nga “Indeksonline”, shihet se si i dyshuari Lulzim Idrizi nga Shqipëria ekzekuton me armë zjarri viktimat Arianit Gashi dhe Eron Agaj.

I dyshuari, edhe pse ndodhet në arrati, poston lirshëm fotografi në rrjetin social “Facebook”, shkruan “Indeksonline”.

Në Policinë e Kosovës kanë deklaruar se hetimet përkitazi me këtë rast, ende janë duke vazhduar.

COMMENTS