Publikohen pamjet e arrestimit të 19 shqiptarëve pjesëtarë të ISIS-it, planifikonin të sulmonin në ndeshjen Shqipëri–Izrael (Video)

Gjilanasit shqetësohen për rritjen e numrit të vetëvrasjeve
Vdes në moshën 24 vjeçare aktivistja e Vetëvendosjes

Ky është momenti i arrestimit të 19 shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, të cilët ishin të lidhur me Lavdrim Muhaxherin.

Ata do të kryenin një sulm terrorist në stadiumin “Loro Boriçi” në ndeshjen Shqipëri-Izrael.

Në Shqipëri u arrestuan Xhezair Fishti, Ergys Faslija, Bekim Protopapa dhe Medat Hasani të cilët rezultojnë të kenë bashkëpunuar me qytetarë shqiptarë nga Kosova, që mbanin lidhje direkte me Lavdrim Muhaxherin.

Dyshohet se Fishti ishte personi që mbante kontakte me shtetasit nga Kosova, 9 prej të cilëve tashmë janë arrestuar.

Burimet thonë se dy prej të arrestuarve në Kosovë, kanë pranuar të bashkëpunojnë duke treguar edhe veprimet konkrete që janë ndërmarrë për një organizim të mundshëm gjatë ndeshjes në Shkodër.

COMMENTS