PSG-Real: Formacionet e mundshme, Zidane dyshime për Kroos e Modric (Video)

PSG-Real: Formacionet e mundshme, Zidane dyshime për Kroos e Modric (Video)

Turqia synon të jetë nikoqire e EURO 2024
Ronaldinho: Guardiola do ta bëjë te City atë që bëri te Barça

Gjithçka në një natë. Një natë yjesh në ‘Parkun e Princave’, ata që do të japin gjithçka për të shndërruar sa më gjatë këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Paris Saint Germain do të kërkojë të befasojë Real Madridin dhe të përmbyse rezultatin 3-1 nga ndeshja e parë dhe kështu të kualifikohet në çerek-finale të garës më të madhe për klube.

Klubi francez nuk do ta ketë aspak lehtë ndaj skuadrës së Zinedine Zidanes, sepse këtë herë do të jenë pa Neymarin. Te Reali në dyshim janë Toni Kroos dhe Luka Modric, i pari për shkak të lëndimit në gju, i dyti me probleme muskulore dhe tekniku francez ende është në dyshim sa a do të fillojë me dyshen në mesfushë.

Lajmi i vetëm i mirë për Unai Emery është rikthimi i Kylian Mbappes, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme:

PSG (4-3-3): Areola; Dani Alves, Thiago Silva, Marquinhos, Berchiche; Verratti, Thiago Motta, Rabiot; Mbappe, Cavani, Di Maria.

Real Madrid (4-3-3): Keylor Navas; Carvajal, Sergio Ramos, Varane, Marcelo; Kovacic, Casemiro, Isco; Bale, Benzema, Ronaldo.

Kjo përballje nuk duhet lëshuar për asgjë në botë.

COMMENTS