Pse Saturni po e ndryshon ngjyrën, flasin shkencëtarët

Pse Saturni po e ndryshon ngjyrën, flasin shkencëtarët

Pse aeroplanët nuk fluturojnë mbi Qabe? (Video)
Ja pse anglezët ngasin makinat në krahun e djathtë!

Pamjet e fundit të siguruara nga NASA tregojnë se planeti Saturn po ndryshon ngjyrë. Por, Agjencioni Amerikan i Gjithësisë ka deklaruar se nuk ka asnjë shpjegim për këtë.

Shkencëtarët kanë krahasuar imazhet e shkrepura në nëntor të 2012 nga ky skaj i planetit me ato të regjistruara në shtator të këtij viti, ku dallohet qartë se poli verior i tij kishte një ngjyrë më të kaltër. Sot kjo është zhdukur thuajse krejtësisht dhe është zëvendësuar nga një ngjyrë e verdhë e zbehtë.

Që të dyja imazhet janë kapur nga sonda Cassini, që po vëzhgon këtë planet që prej vitit 2004 dhe megjithëse ka 12 vjet që e vëzhgon atë, sërish Saturni mbetet një ndër planetet më misteriozë të sistemit tonë diellor dhe këtë e tregon edhe me rastin në fjalë.

COMMENTS