Pse nuk martohen Alban Skënderaj dhe Miriam Cani? (Foto)

Pse nuk martohen Alban Skënderaj dhe Miriam Cani? (Foto)

Rebusi i ‘Titanikut’ merr më në fund një përgjigje
Vip-at shqiptarë dhe veturat e tyre të shtrenjta e luksoze (Foto)

Dyshja e njohur e këngëtarëve Alban Skënderaj dhe Miriam Cani kanë 10 vite dashuri së bashku. Nga kjo dashuri ata kanë sjellë në jetë edhe vajzën e tyre Ameli, por ata nuk janë të martuar.

Arsyet pse ajo dhe Albani nuk kanë vendosur ende të bëjnë një dasëm, i ka treguar Miriam Cani e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin ‘Wake Up’, përcjellë zico.tv

‘Në fakt, e kemi diskutuar shumë herë gjatë këtyre viteve. Por në radhë të parë, duhet të gjejmë kohën, sepse kemi patur shumë angazhime gjatë këtyre dy viteve. Ne jemi edhe tipa të tërhequr, nuk jemi shumë për të krijuar gjithë këtë zhurmë’, u shpreh ajo.

Miriami shtoi se ende nuk i ka ardhur natyrshëm të bëjnë një dasëm, por edhe kur ta bëjnë nuk do ndryshojë asgjë në marrëdhënien e tyre.

Këngëtarja tha se do të ketë patjetër dasëm, por është thjesht çështje kohe.

‘Një gjë është e sigurtë: një ditë do të bëhet. Por nuk na ka ardhur akoma ajo ndjesia, pra që të vijë natyrshëm. Në jetën tonë private, nuk na ndikon fare’.

COMMENTS