Pse nuk di të plaket Jennifer Lopez?

Ndonëse vitet po i ikin, përflitet shumë për pamjen e saj rinore. Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez më në fund ka rrëfyer sekretin e saj për bu

Ndonëse vitet po i ikin, përflitet shumë për pamjen e saj rinore.

Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez më në fund ka rrëfyer sekretin e saj për bukurinë e përjetshme në një intervistë të dhënë për ‘Elite Daily’.

‘Unë punoj shumë për veten time. Përpiqem që gjatë gjithë kohës ta mbaj trupin tim të hidratuar, të stërvitem çdo ditë në palestër dhe të pushoj mjaftueshëm. Unë pi shumë ujë gjatë ditës, ha ushqime të shëndetshme dhe bëj çdo ditë 8 orë gjumë gjatë natës. Gjithashtu relaksohem edhe me fëmijët e mi pas pune’, thotë Lopez.

Lopez shprehet se po kështu ka një vlerësim të madh për veten e saj.

COMMENTS