Pse mbahen bashkë me të burgosur ordinerë edhe Luftëtarët Shqipëtar në burgjet e Republikës së Kosovës!

Triumfi i dytë i Ali Ahmetit
Kimete Berisha: Bravo Refiqe Tërrnava (Foto)

Nga Skender Jashari

 

Gjatë qëndrimit tim prej 16 tetor 2012 deri më 31 qershor 2016, në burgjet e Republikës së Kosovës si i burgosur politik, i arrestuar, akuzuar, gjykuar dhe dënuar politikisht përmes Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, me porosi dhe shantazhim të Serbisë( drejtuar këtij Fraksioni të EULEX-it), pos dukurive shumë absurde e jo në pak raste edhe tejet kriminale ishte edhe dukuria e mëposhtme. Luftëtarët Shqipëtar zakonisht shumica e tyre janë mbajtur në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, Qendrën Korrektuese në Dubravë, kurse në qendrat tjera tejet më të rralla janë rastet!

Në këtë rast, kam vërejtur edhe një dukuri, që aspak nuk është në përkim me praktikat e vendeve tjera, as me ligjet dhe as me ndërgjegjen e njeriut!

Luftëtarët Shqipëtarë të Luftrave Çlirimtare Shqipëtare, si të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc si dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, nuk kanë trajtim ligjor, meritor dhe në përputhje me praktikat rajonale dhe ndërkombëtare, si për të paraburgosur a të burgosur, në burgjet e Republikës së Kosovës, nga UNMIK e sidomos nga Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it( e jo edhe nga EULEX që vje nga vendet që njohin Pavarësinë dhe që janë miqësorë ndaj Republikës së Kosovës).

Luftëtarët Shqipëtar, në Burgje mbahen për dy lloj veprash penale: kryerje krime të luftës( shumica) dhe për kryerje aktesh terroriste! Për veprat penale kryerje e krimeve të luftës, kryesisht gjoja krime të kryera kundër popullsisë civile serbe dhe Shqipëtarëve që kanë bashkëpunu me okupatorin! Dënimet në këto raste janë qesharake, janë dënime për 10 deri në 1000 herë më të larta sesa dënimet që për një vepër të tillë penale i janë shqiptu një kryesi të komunitetit serbë, pos kësaj kryes të komunitetit serbë të dënuar për këso vepre penale, janë tejet të pakët( ata as nuk ndjeken, as nuk gjykohen e as nuk dënohen me dënim meritor)!- qartazi e haptazi shihet motivi politik i akuzimit, gjykimit dhe dënimit!

Ndërsa Luftëtarët Shqipëtar të cilët janë paraburgosur, akuzuar, gjykuar dhe dënuar-burgosur, për terrorizëm, shumica janë nga Ilirida dhe nga Lugina e Preshevës!
Andaj për më poshtë do i trajtoj në dy kategori: në Luftëtarët e vërtetë Shqipëtarë( qoftë të dënuar për gjoja krime lufte a gjoja për terrorizëm) dhe në kategorinë e dytë për “Luftëtarët Shqipëtar!”-agjentë të Serbisë.

Kategoria e parë: janë Luftëtarë të vërtetë Shqipëtar, të cilët janë akuzu, paraburgos, gjyku dhe dënu a burgosur me porosi të Serbisë, përmes UNMIK-ut dhe Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, ndërsa të pakëta janë rastet kur drejtësia është vendosur vërtetë! Luftëtarët e vërtetë Shqipëtarë, janë akuzu, gjyku dhe dënu kryesisht apo edhe plotësisht mbi bazë dhe motiv politik, për gjoja krime lufte a për gjoja akte terroriste të veteranëve të Luftrave Çlirimtare Shqipëtare, të ndjekur nga regjimet okupatore të Serbisë mbi Luginë të Preshevës apo mbi Iliridë( Maqedoni), të cilët janë strehuar si refugjatë politik në Republikë të Kosovës, por që sipas shteteve okupuese( Serbisë dhe Maqedonisë), të qëndruarit e këtyre “ terroristëve”( siç këta i emërtojnë), në këtë vend( në Republikë të Kosovës), paraqet rrezik për ta, sepse në çdo kohë mund të kthehen si ushtar në vendlindjen e tyre!

Kategoria e dytë: realisht një pjesë e tyre, në burgjet e Republikës së Kosovës, janë dënuar me porosi të Serbisë ( Shërbimeve të saj sekrete), përmes kryesisht UNMIK-ut apo edhe Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, për të kryer disa detyra të cilat praktikisht janë duke i kryer! Kjo është e njohur sidomos me një grup, që edhe Qeveria e Kosovës, me rastin e arrestimit të tyre e kishte identifikuar si “agjentë të Serbisë” që ishin vehabist! Pra, brenda kategorisë së gjoja “Luftëtarëve Shqipëtar” të akuzuar, gjykuar, paraburgosur, dënuar a burgosur për terrorizëm, janë përfshi edhe Agjentët e Serbisë, të cilët kanë detyra të caktuara nëpër keto burgje të Republikës së Kosovës!
Pa trajtu këtu më shumë akuzat, gjykimin dhë dënimin e Luftëtarëve të vërtetë Shqipëtar dhe të agjentëve të Serbisë të future gjoja si “Luftëtarë Shqipëtar”, por me theks do trajtohet vetëm mbajtja e tyre në paraburgim dhe burgim, nëpër burgjet e Republikës së Kosovës!

Edhe pse në vazhdimësi gjatë mbajtjes time në këto burgje, kam kërkuar që të bëhet trajtimi i duhur ligjor dhe në pajtim me praktikat e vendeve të tjera, mirëpo kjo është mohuar!

Pas një hulumtimi të thelluar, pas shumë kërkesash me shkrim dhe gojarisht, pas informimit nga të dënuar edhe të tjerë të këtyre kategorive( Luftëtarëve të vërtetë Shqipëtar dhe kategorisë së gjoja “Luftëtarëve Shqipëtar”- agjentëve të Serbisë, të cilët vepronin në këto Institucione Korrektuese), kam ardhur në përfundim që, kjo është mirë e planifikuar, e qëllimshme për të arritur disa efekte! Efektet që duan t’i arrijnë ndaj Luftëtarëvë të vërtetë Shqipëtar dallojnë nga efektet që duan t’i arrijnë perms gjoja “Luftërëve Shqipëtarë”- agjentëve të Serbisë!
Efektet që duan t’i arrijnë ndaj Luftëtarëve të vërtetë Shqipëtar, qoftë të dënuar për veprat penale gjoja për krime lufte apo gjoja për terrorizëm( kundër institucioneve të shteteve okupuese të Serbisë, akte të kryera në Luginë të Preshevës, apo kundër Maqedonisë të kryera në Iliridë), janë: torturimi psiqik, mos dhënija e asnjë beneficioni ligjor, vendosja sidomos në vende ku do torturohet psiqikisht madje edhe fizikisht nga stafi por edhe nga të burgosur të tjerë ordiner dhe dekurajimi-dëshpërimi nga shteti yn( Republika e Kosovës)!

Qëllimi i fundit është dekurajimi-dëshpërimi i Luftëtarit të vërtetë Shqipëtar, familjes së tij, rrethit-shoqërisë së tij por edhe në tërësi të Kombit tonë Shqipëtar! Andaj Interes për trajtim të tillë, ka vetëm Serbia dhe vendet dashakeqe për Shqipëtarët!

Praktika penitensiare e rajonit e më gjerë, madje edhe vetë Serbia në jo pak raste të burgosurit politik Shqipëtar i mbante të ndarë, pos në rastet tjera kur i mbante me kriminelë ordinerë për të shkaktu dhunë psiqike dhe fizike kundër tyre!

Torturimi psiqik, është trajtimi më brutal që i bëhet çdonjërit Luftëtarë të vërtetë Shqipëtar, në format: mbajtja në dhomë apo në krah të pavionit a në pavion të njejtë me të paraburgosur a burgosur që absolutisht nuk do duheshin të qëndronin bashkë; mbajtja me të burgosurit më të urryer; mbajtja me të burgosur më problematik; me të sëmurë psiqik dhe të sëmurë me sëmundje ngjitëse a edhe sëmundje tjera; mbajtja në pavione a krah pavioni ku shërbejnë gardianët më problematik apo që janë partizan të një partie kundërshtare të Vlerave të Luftës; pastaj krah pavioni a pavion me kushte tejet të këqija higjienike; krah pavioni a pavion me zhurmë të madhe etj!

Mos dhënija e asnjë beneficioni ligjor, nën arsyetime të ndryshme e sidomos që nuk i’a lejon UNMIK a EULEX. Beneficionet si: pako ushqimore i kufizohen; përmbajtja e pakove ushqimore i kufizohet; sendet që mund t’i mbaj në dhomë( sidomos DVD, CD, librat etj); pushimi jashtë Institucionit( koha e fitimit të këtij benefiti por edhe numri i ditëve brenda një pushimi dhe brenda një viti!); vizitat; avansimi etj!
Vendosja sidomos në vende ku do torturohet psiqikisht( që e thashë më sipër) madje edhe fizikisht nga stafi por edhe nga të burgosur të tjerë ordiner dhe dekurajimi-dëshpërimi nga shteti yn( Republika e Kosovës). Torturimi fizik sidomos ndodhja e problemeve: rrahjeve me të burgosur ordinerë, por edhe nga stafi i cili ka armiqësi personale apo edhe që ka armiqësi kundër Vlerave të Luftës!

Ndërsa efektet që duan Serbia( sidomos), që t’i arrijë përmes “Luftëtarëve Shqipëtarë”-agjentëve të Serbisë, janë: propagandimi islamiko-vehabist; radikalizimi, ekstremizimi dhe pastaj rekrutimi, organizimi në organizata-grupe terroriste; sabotimi dhe armiqësimi ndaj Institucioneve të Republikës së Kosovës; krijimi i potencialit shpërthyes- pasiguri për Institucionet e Republikës së Kosovës etj!
Qëllimi final është që Serbia përmes këtyre personave të arrijë objektivat e saj politike, krijimin e organizatave terroriste islamike që do vepronin edhe kundër Republikës së Kosovës, që do dëmtonin Interesin Kombëtar Shqipëtar, që do humbnin përkrahjen ndërkombëtare për Republikën e Kosovës sidomos tentojnë në dëmtimin e Aleancës së Shqipëtarëve me SHBA-të etj etj!

Propagandimi islamiko-vehabist që brenda këtyre Institucioneve korrektuese ku janë të burgosurit oridinerë, e të cilët lehtësisht kalojnë-ndikohen nga propaganda të tilla për shumë qëllime dhe arsye! Drejtimi i një krimineli ordiner në “rrugën e allahut” mund të duket fillimisht si jo i rrezikshëm, por kjo pastaj prodhon ekstremizëm siç u pa tashmë që shumica e terroristëve islamik kanë të kaluar të errët kriminale!

Radikalizimi, ekstremizimi dhe pastaj rekrutimi, organizimi në organizata-grupe terroriste, siç edhe ngjau sidomos në Qendrën Korrektuese në Dubravë, që të gjithë kriminelë ordiner, u bënë
Sabotimi dhe armiqësimi ndaj Institucioneve të Republikës së Kosovës, sidomos nga kategoritë e margjinalizuara, me nivel të ulët njerëzor, shkollimi, emancipimi, kulture dhe statusi social, sidomos përmes ekstremizmit fetar islamik-vehabist!

Krijimi i potencialit shpërthyes- pasiguri për Institucionet e Republikës së Kosovës, me qëllim të mbetjes si shtet jofunksional, i dobët në çdo aspekt, që në këtë mënyrë të mos paraqesë pengesë për Serbisë, karshi Kosovës, Luginës së Preshevës, por edhe më shumë etj!

Andaj mbajtja e të burgosurve dhe paraburgosurve të tillë e ndarë nga kriminelët ordinerë ka arsye të qëndrueshme!

Luftëtarët e vërtetë Shqipëtarë duhet të mbahen të ndarë nga kriminelët ordinerë, që mos torturohen psiqikisht dhe fizikisht nga të burgosurit ordinerë dhe stafi i pandërgjegjshëm dhe burgimi ndaj tyre të mos ketë premisa terrori( të dekurajimit dhe dëshpërimit)!

Kurse “Luftëtarët shqipëtar”-agjentët e Serbisë, të cilët propagandojnë , radikalizojnë, ekstremizojnë dhe organizojnë e rekrutojnë kriminelët ordinerë si terrorist islamik, të izolohen nga të tillët! Që mos të arrijnë të paraqesin rrezik për Vendin dhe Kombin tonë si drejtëpërdrejt prej tyre, apo edhe përmes tyre nga Serbia! Izolimin e këtyre eksponentëve tashmë shumica e vendeve të Perëndimit dhe SHBA-së e kanë në zbatim!

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

 

Shkrimi i botuar më sipër është komplet pa ndërhyrje redaktoriale!

COMMENTS