Pse Dritëro Agolli e la këtë ‘amanet’: Hirin ma hidhni në Lumin Devoll!

Kjo shqiptare është gruaja më e bukur në botë (Foto)
Muzeu i arteve Metropolitan në Nju Jork (Video)

Poeti i njohur, Dritëro Agolli ka qenë gjithashtu një mik i medias, një personash aktiv, jo i strukturur vetëm në kopertina botimesh, por protagonist dhe komentues i ngjarjeve kryesore politiko-shoqërore të Shqipërisë.

‘Amaneti i Dritëroit: Trupin ma hidhni në Devoll’, titullohet intervista që poeti i dha kryeredaktorit të ‘GSH’, Erl Murati më 2 nëntor 2010. Asokohe, temë e ditës ishte ngjarja makabër e Boboshticës, ku ngritja e memorialit për vrasjen e një ushtari grek u shoqërua me dhunimin e varreve të vjetra të banorëve shqiptarë të zonës. Pati shumë ankesa dhe irritim nga boboshticarët, ankesat e të cilëve nuk u shpërfillën nga ‘OMONIA’ dhe minoriteti grek. Dritëroi foli, siç dinte ai, me sarkazmën e thjeshtë dhe ‘amanetin’: Kur të mos jem, eshtrat m’i hidhni në Devoll.

‘Dhe pas asaj që ndodhi, nuk besoj të ketë njeri me mend, që të lërë ndonjë testament ku të kërkojë t’i bëjnë ndonjë bust a përmendore. Qoftë ky inxhinier me famë, shkencëtar apo poet, askush nuk ka më dëshirë të bëhet monument për të. Unë për vete nuk do të kisha dëshirë të më bëhej, gjithnjë nëse do ta meritoja.

Madje, siç ka ardhur një kohë që mbi kockat tona vijnë e ngrihen kryqe e gjysmëhëna në varreza, më mirë do të ishte që ta digjnin trupin, ta kthenin në hi dhe ta hidhnin në lumë, në Devoll. Aty askush nuk e gjen dot. Edhe unë po mendoj për këtë gjë; sa të dhjesin grekët mbi mua, më mirë të më digjet trupi e të hidhet në Devoll, se aty s’kanë nga ta gjejnë’, u përgjigj Dritëroi më nëntor 2010.

Shkrimtari i mirënjohur Dritëro Agolli, ka ndërruar jetë të premten e datës 3 Shkurt, në moshën 85 vjeçare.

Prej 4 ditësh Agolli ndodhej i shtruar në spital për shkak të një sëmundjeje në mushkëri.

Krijimtaria e tij letrare është e pasur me gjini të ndryshme si: poezi, poema, tregime, romane, drama e skenarë filmash, që e kanë bërë fitues të disa çmimeve.

Agolli, për shumë vjet, ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

COMMENTS