Protokolli i Shtetit nesër e vendos flamurin e Kosovës te Rrethi

Protokolli i Shtetit nesër e vendos flamurin e Kosovës te Rrethi

Besimtarët Katolikë sot festojnë Ditën e Pashkëve
Mjekë nga Suedia po trajtojnë pacientët në QKUK

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e hoqi përgjegjësin nga vetja, duke thënë se nuk është në përgjegjësinë e tij vendosja e flamurit të Kosovës në Prishtinë, për nder të dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

E pasi këtë e tha Ahmeti, Protokolli i Shtetit të Kosovës, nesër do ta vendos flamurin e Kosovës tek vendi i njohur si rreth i madh në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme përmes një njoftimi për media.

‘Konform Ligjit nr 03/L-132, është kërkuar nga Protokolli i Shtetit ta zbatojë ligjin sipas kompetencave të tij dhe të bëjë vendosjen e flamurit shtetëror me rastin e festës shtetërore. Pra do të vendoset edhe një shtizë te rrethi kryesor i Prishtinës, me parametra adekuate’, thuhet në përgjigjen e MPJ-së.

COMMENTS