Protestuesit maqedonas hyjnë në Kuvend, pushtojnë korridoret, përgjaket Zoran Zaevi (Foto)

Protestuesit maqedonas kanë hyrë në ambientet e brendshme të Parlamentit, ku kanë pushtuar korridoret, derisa një pjesë e madhe e tyre kanë pushtuar edhe dyert e tjera hyrëse, por që po pengohen nga njësitet speciale policore.

Deputetët e maxhorancës së përbërë nga LSDM, BDI, Aleanca për Shqiptarët pas zgjedhjes së Talat Xhaferit për kryeparlamentar janë mbyllur në sallë dhe janë nën mbrojtjen e forcave të sigurisë së Kuvendit, por edhe nga forcat policore.

Situata në Kuvendi e Maqedonisë po eskalon tejmasë, pasi që protestuesit tashmë kanë hyrë edhe në sallën e konferencave, ku janë të pranishëm disa deputetë të shumicës parlamentare.

Mediat raportojnë se tashmë deputetë e shumicës parlametnare në Kuvend janë sulmuar fizikisht nga protestuesit të cilët bëjnë thirrje që të përdoret dhunë me gjënsende të ndryshme. Në rrezik janë edhe gazetarët që gjenden aty brenda.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, është përgjakur nga protestuesit. Forcat policore kanë arritur në dyert e Kuvendit./T/

COMMENTS