Protestojnë shqiptarët në Francë, kërkojnë lirimin e Haradinajt

Thaçi: Qenësore për Kosovën, që BE të mbetet e angazhuar në Ballkanin Perëndimor
Trump: Sulmi në Idlib është ‘fyerje për njerëzimin’ (Video)

Në Kolmar të Francës sot do të protestohet për lirimin sa më të shpejtë të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Protesta do të mbahet në ora 12:00, sipas njoftimit të organizatorëve.

‘Meqenëse autoritetet e Republikës së Francës nuk sollën vendimin e drejtë dhe të shumëpritur nga populli shqiptar për lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të Ramush Haradinajt, Këshilli Organizativ për lirimin e Ramush Haradinajt fton të gjithë shqiptarët që ndodhen në Evropën Perëndimore që të mobilizohen si asnjëherë më parë dhe me pjesëmarrjen masive të dëshmojmë se kur janë në pyetje interesat tona kombëtare shqiptarët janë një’.

‘Është moment historik që shqiptarët e Kosovë, Maqedonisë, Luginës së Preshevës, Malit të Zi dhe të Shqipërisë të dëshmojmë se jemi një’.

Haradinaj është arrestuar më 4 janar në Francë bazuar në një fletë-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. Ai po mbahet në ndalim derisa gjykata franceze të marrë një vendim lidhur me kërkesën e Serbisë për ekstradimin e tij.

COMMENTS