Protestë në Prizren, kërkohet dorëheqja e Mujës dhe dy ministrave

Strategjia e Serbisë për Kosovën: Mosnjohje, kundër FAK-ut dhe kundër anëtarësimit në OKB
Stefanoviq: Nuk do ta njohim Kosovën, nuk ka sanksione kundër Rusisë

Qytetarë të shumtë dhe përfaqësues të shoqërisë civile protestuan sot në Prizren, me kërkesën për përgjegjësi pas tragjedisë që ka ndodhur nga shembja e një shtëpie në Qendrën Historike, ku humbi jetën 3 vjeçarja Xheneta Gashi.

Në protestë folën personalitete të ndryshme nga shoqëria civile, të cilët po kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, si dhe dy ministra të Qeverisë së Kosovës, Ministrit të Kulturës Kujtim Shala, dhe atij të Ambientit Ferid Agani.

Përmes një aksioni simbolik në rrugën ‘Marin Barleti’, qytetarët kanë lënë edhe vizatime dhe gjëra tjera nëpër gypat e kanalizimit të vendosur pranë shtëpive të vjetra të Qendrës Historike të Prizrenit.

COMMENTS