Protestë në Francë për lirimin e Ramush Haradinajt

Protestë në Francë për lirimin e Ramush Haradinajt

Përfundon procesi i regjistrimit të deputetëve të Legjislaturës VI
O’Connell: Fuqia e qytetarëve mund ta transformojë shoqërinë

Për të shprehur pakënaqësinë për arrestimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, sot do të protestohet në Colmar të Francës nga ora 13:00.

Protesta është organizuar nga shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Francë, përkrahur edhe nga Shoqata ‘Lëvizja’.

Organizatorët u kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që ndodhen në Francë, Zvicër, Gjermani dhe vende te tjera të Evropës, që të shtunën në mesditë të marrin pjesë masovikisht në protestën në përkrahje të Ramush Haradinajt, i arrestuar këtë javë nga autoritetet francezë të drejtësisë.

Qëllimi i protestës është kërkesa për lirimin sa më të shpejtë të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, dhe hedhjen poshtë të të gjitha fletë-arresteve që datojnë nga regjimi i Millosheviqit.

Protesta në Colmar të Francës mbahet në adresën ‘9 Avenue’ Raymond Pincare, Colmar.

COMMENTS