Propozimi qesharak i Robert Berishës: Më votoni mua për kryetar në komunën e Samadrexhës (Foto)

Propozimi qesharak i Robert Berishës: Më votoni mua për kryetar në komunën e Samadrexhës (Foto)

Muzikanti Robert Berisha këtë vit ka qenë shumë aktiv në tregun muzikor shqiptar.

Ai ka sjell në treg shumë këngë të reja me klipe, gjersa nuk ka munguar edhe angazhimi i tij nëpër koncerte.
Roberti rrjedh nga një familje muzikantësh gjithashtu, pasi edhe vëllai i tij Patrisi, është pjesë e Filharmonisë së Kosovë.

Ndërkohë, vëllai tjetër i tij, Poliniki, ka qenë kandidat për asamble komunale në Prishtinë, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

E kur jemi te politika, duket se Roberti ka vendosur që me fotografinë e fundit të publikuar në Instagram, të ironizojë pak me këtë fushë.

Ai ka publikuar një fotografi të realizuar nga Veton Osmani, teksa në mbishkrimin e saj ka shkruar: ‘Më votoni ju lutem për kryetar në komunën e Samadrexhës’.

Ndërsa në vazhdim ai ka treguar se ka bërë shaka me këtë frazë, e cila njëlloj është kuptuar edhe nga komentuesit e tij.

COMMENTS