Prokuroria Speciale e Kosovës do të nisë hetimet ndaj ministrit Nenad Rikalo

Prokuroria Speciale e Kosovës do të nisë hetimet ndaj ministrit Nenad Rikalo

Prokuroria Speciale e Kosovës ka paralajmëruar hapjen e hetimeve ndaj ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo, i cili është akuzuar nga disa qytetarë të lagjes ‘Dardania’ në Prishtinë për maltretime gjatë kohës së luftës.

Pas raportimit të deklaratave të banorëve të një ndërtese në lagjen ‘Dardania në Prishtinë, në të cilën gjatë luftës ka jetuar edhe ministri Rikalo, Prokuroria ka paralajmëruar se do të nis me grumbullimin e informacioneve dhe më pas nëse ka prova dhe dëshmi vazhdon me hetime penale.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Shtetit, Ekrem Lutfiu kanë thënë ‘Arbresh.info’ se kjo prokurori nuk ka qenë e njoftuar më parë për këtë rast.

‘Ju informoj se PSRK deri dje 13.09.2017, kur ka parë në media nuk ka pasur asnjë informacion lidhur me veprimet e mundshme inkriminuese, për Nenad Rikallo, ministër i Bujqësisë në Republikën e Kosovës’, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Lutfiu ka thënë se Prokuroria do të ndërmerr veprimet sipas Kodit të Procedurës Penale.

‘Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, do të ndërmerr veprimet e duhura në pajtim me Kodin e Procedurës Penale’, ka thënë Luftiu.

Ndryshe, një ditë më parë, mediat kanë publikuar deklaratat e qytetarëve, të cilët kanë drejtuar akuza të rënda ndaj ministrit të sapo emëruar të Bujqësisë, Nenad Rikalo, duke nisur nga maltretimet e deri te dhunimet.

Ata kanë kërkuar hapjen e hetimeve dhe shkarkimin e menjëhershëm të tij.

COMMENTS