Prokuroria nuk gjen prova për përfshirje të Rikalos në krime lufte

Prokuroria nuk gjen prova për përfshirje të Rikalos në krime lufte

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas disa hetimeve të bërë thotë se në bazë të rezultatit të hetimit preliminar, nuk ka gjetur prova të mj

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas disa hetimeve të bërë thotë se në bazë të rezultatit të hetimit preliminar, nuk ka gjetur prova të mjaftueshme për ekzistimin e veprës penale për krime lufte ndaj ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo, për siç është thënë, keqtrajtimet e disa qytetarëve gjatë luftës në Kosovë.

Ministri Rikalo, sipas deklaratave të disa qytetarëve të lagjes ‘Dardania’ të Prishtinës, të publikuara në mediat lokale, akuzohej për sjelljet e tij, abuzuese ndaj fqinjëve gjatë periudhës së vitit 1999. Ai, sipas këtyre banorëve, ishte përfshirë në disa raste të keqtrajtimeve ndaj qytetarëve të Prishtinës.

Më herët edhe vet ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rikalo, anëtar i Listës Serbe i ka cilësuar fushata të rrejshme raportimet për të dhe konstatimet se ai ka keqtrajtuar fqinjët shqiptarë në lagjen Dardania të Prishtinës, gjatë kohës së luftës, në vitin 1999.Përmes një deklarate me shkrim, ai ka theksuar se të gjitha këto, janë informata të pasakta.

Për këtë rast, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, kishte autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin e informatave. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, thotë se në rast paraqitjes eventuale të provave të reja mund të hapë një hetim të ri.

COMMENTS