Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Milaim Zekën

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Milaim Zekën

Kanada zgjat për tre muaj misionin në Irak dhe Siri
S’ka më tekste falas për nxënësit nga klasa e gjashtë

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka kërkuar që të Kuvendit të Kosovës nga Nisma, Milaim Zeka t’i shqiptohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Këtë kërkesë Prokuroria e ka bërë gjatë mbajtjes së sotme të seancës gjyqësore ndaj deputetit Zeka.

Lajmin e ka konfirmuar, Gazmend Halilaj avokati i deputetit Milaim Zeka.

Halilaj ka thënë se seanca gjyqësore ka përfunduar para gjysmë ore dhe se tash janë në pritje të vendimit nga ana e Gjykatës.

Zeka u ndalua dje nga Policia si i dyshuar për veprën penale ‘pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’, pra si i përfshirë në mashtrimin e qytetarëve që kanë aplikuar për viza pune në Gjermani.

COMMENTS