Prokurori Valdet Gashi në fjalën përfundimtare në gjykimin e katër deputetëve të Vetëvendosjes, tha se nga video-incizimet është vërtetuar se Albin Ku
Prokurori Valdet Gashi në fjalën përfundimtare në gjykimin e katër deputetëve të Vetëvendosjes, tha se nga video-incizimet është vërtetuar se Albin Kurti ka kryer veprën penale.
Në këtë proces gjyqësor Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu e Faton Topalli akuzohen në lidhje me hedhjen e gazit lotsjellëse në seancat e Kuvendit.
‘Për të akuzuarin Albin Kurti, është vërtetuar se ka kryer veprën penale nga video-incizimet. Ndërsa, është vërtetuar se Albulena Haxhiu ka ndihmuar Albin Kurtin duke i dhënë mjetin të cilin më pas ai e përdor [gazin lotsjellës]’, tha prokurori Gashi.
Prokurori tha se edhe deputetët janë penguar në kryerje të detyrës.
‘Është vërtetuar gjithashtu, se është kryer vepra penale e pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrës, në këtë rast deputetët janë penguar të kryejnë funksionet e tyre si pasojë e gazit lotsjellës’, tha prokurori Gashi.
Ai i propozoi gjykatës që të akuzuarit t’i shpallë të fajshëm dhe t’i dënojë në bazë të legjislacionit në fuqi.
Katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës, ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.
Por sot prokurori hoqi dorë nga ndjekja penale e Faton Topallit për përdorim të armës.
‘kallxo.com’
COMMENTS