Profesor Dr. Sami Salihu i rikthehet punës pas aksidentit

Profesor Dr. Sami Salihu i rikthehet punës pas aksidentit

Kjo është vaktia e Ramazanit për Kosovën (Foto)
Turqia bën ankesa zyrtare kundër Holandës

Prof. Dr. Sami Salihu i është rikthyer punës së tij pas aksidentit të tmerrshëm që pësoi vitin e kaluar.

Profesori universitar i kirurgjisë maksillofaciale në Fakultetin e mjekësisë në Prishtinë, Dr. Salihu ishte goditur nga një makinë me shpejtësi duke pësuar lëndime shumë të rënda.

Ngjarja pati ndodhur në Shtime, ndërsa doktorit iu desht të kalonte një kohë të gjatë rikuperimi, njofton familja e tij.

Por, ai tani është rikuperuar plotësisht dhe ka filluar me punë në klinikën e tij.

‘Ju faleminderit që ishit me ne, për lutjen e shumta dhe besimin që keni pasur deri më tani në këtë rrugëtim të vështirë’, thuhet në njoftimin e familjarëve të Dr. Salihut.

COMMENTS