Producenti Nurteel godet rëndë Butrint Imerin (Video)

Kjo është fytyra e vërtetë e Xhensilës (Foto)
Njërën në krahë e tjetrin në bark, Emina Çunmulaj sjellë forcën e nënës (Foto)

Një nga top producentët e skenës muzikore shqiptare, Nurteel, ka akuzuar këngëtarin, Butrint Imeri, për shkelje të të drejtave të autorit.

Ishte Butrint Imeri ai që lansoi ditë më parë projektin e titulluar ‘Bella’, i dedikuar për këtë verë.

Megjithatë, projekti që u cilësua se u punua nga Bigdeal Records në fakt e sheh këngëtarin e ri duke bërë një shkelje të të drejtës autoriale.

Gjithnjë sipas producentit të njohur Nurteel, ai është autor i pjesës më të madhe të këngës, teksa fare nuk është përmendur si krijues i saj.

Kujtojmë se Butrint Imeri një kohë ka qëndruar në studion e Massive Production, aty ku edhe ka vepruar Nurteel më herët.

Sipas Nurteelit, Butrinti nuk ka cituar fare atë si autor të këngës ‘Bella’ dhe ka shkelur të drejtën e tij autoriale.

‘Butrint Imeri ka lansuar këngën në të cilën është përdorur vija ime melodike e strofës së parë komplet me tekst dhe gjysma e saj është përdorur edhe në strofën e dytë. 50 për qind e punës që është kryer nga unë, Nurteel, i është llogaritur si meritë krejt dikujt tjetër dhe mua më është mohuar e drejta e autorit’, thotë producenti i njohur i shumë hiteve.

Ai shton se tashmë ka ndërmarrë masa ligjore për këtë padrejtësi që i ka ndodhur atij.

‘Kompania Acromax GMBH është duke u marrë me procedurat vijuese për shkeljen e të drejtës së autorit’, përfundon ai.

Nurteel njihet si bashkë-autor me Granit Gashin i superhitit shqiptar, ‘Ajo’ nga Ghetto Geasy dhe Majk, teksa ai punoi edhe hitet e mëdha të 2Ton, Bleros, Greta Koçit e shumë artistëve të tjerë.

COMMENTS