Procesi i Berlinit dëshmon njohjen e plotë të shtetit të Kosovës

Procesi i Berlinit dëshmon njohjen e plotë të shtetit të Kosovës

Për Kosovën, tregu ekonomik evropian mbetet synimi kryesor, ndërsa Procesi i Berlinit ka dëshmuar njohjen e plotë të shtetit të Kosovës.

Kështu ka deklaruar ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë tryezës shkencore ‘Rruga drejt integrimit ekonomik evropian e Kosovës’ shkencore, ku tha se është trajtimi i njëjtë i Kosovës me vendet e tjera në procesin e Berlinit që nënkupton njohje të plotë të shtetit të Kosovës.

Ai tha se në punimin ‘Procesi i Berlinit i vendeve të Ballkanit Perëndimor’, që shtjellon procesin e Berlinit, kanë argumentuar se procesi i Berlinit ka kontribuar në zhvillimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke i nxitur këto vende në zhvillim infrastrukuror.

‘Si rezultat i këtij procesi vendet e rajonit kanë filluar të bashkëpunojnë në sektorin ekonomik. Për Kosovën tregu ekonomik evropian mbetet synimi jonë. Kemi ardhur në përfundim se ky proces ka kontribuar në zhvendosjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku rruga e konfliktit është shndërruar në rrugë të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit. Procesi i Berlinit ka dëshmuar njohjen e plotë të shtetit të Kosovës, pasi që Kosova është trajtuar njëjtë si vendet e tjera’, tha ai.

Ekonomisti Sokol Havolli, i cili prezantoi punimin ‘Procesi i Berlinit i vendeve të Ballkanit Perëndimor’, theksoi se procesi i Berlinit synon lehtësime të të bërit biznes, krijimin e kushteve për lëvizje të lirë dhe tregun digjital.

Sipas tij, përmes traktatit të energjisë, ky aspekt përfshinë edhe ndërtimin e rregullativës dhe tregjeve të energjisë. Havolli theksoi së në këtë fushëveprim janë përfshirë disa projekte investive, të cilat janë investime të drejtpërdrejta të vendeve të Ballkanit.

Ish-ministrja e Energjisë, Justina Shirika Pula, tha se Republika e Kosovës që nga pas lufta ka bërë hapa të rëndësishëm drejt harmonizimit të legjislaturës dhe rregulloreve të sektorit energjetik me direktivat e KE-së.

Ajo theksoi se shthurja e KEK-ut, si operatori i vetëm i integruar vertikalisht, është një proces mjaft i rëndësishëm dhe që vjen nga direktiva e parë dhe e dytë.

COMMENTS