Procedura e plotë e rimbursimit të kuponëve fiskalë!

Ekipi menaxhues për Asociacionin takohet me ministrin në dorëheqje në veri të Mitrovicës
Vdes vrasësi serial që tmerroi Amerikën vite me radhë

Projektit të Administratës Tatimore të Kosovës me kuponë fiskalë për qytetarët duket se i ka ardhur koha e fundit që të ndryshojë.

Ky projekt pas një muaji do të kalojë në një platformë të re të kampanjës.

Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri, ka treguar për Ekonomia Online procedurën të rimbursimit të kuponëve fiskalë që pritet të fillojë nga korriku.

Ai ka thënë se është duke u përgatitur Udhëzimi Administrativ ku edhe do të përfshihet çështja e rimbursimit të kuponëve fiskalë.

“Do të kalojmë në një formë të re, forma e aplikimit është e ngjashme, pra përmes ueb faqes së Administratës Tatimore me të njëjtat aplikacione mund të aplikojnë, ndërsa kriteret ndryshojnë, plikot do të mbesin, ose ruhet tek qytetarët, ndërsa dorëzohen pas përfundimit të tremujorit që dorëzimi bëhet në korrik të këtij viti. Ata që përzgjidhen, mund të verifikohen plikot e tyre në vlera më të mëdha se aktualisht deri më tani”, ka thënë Imeri.

“Përzgjedhja bëhet përmes sistemit elektronik, është një përzgjedhje, e cila është duke u përgatitur edhe softueri për përzgjedhjen. Synimi është që të ketë nxitje masive prapë, që të ketë rimbursime për më shumë qytetarë. Ideja është që të ketë një kufizim minimal prej 1 000 e tutje qytetarë që do të jenë pjesë e përzgjedhjes dhe ata numra që do të përzgjidhen ftohen numrat, shikohen plikot verifikohen dhe ata që i plotësojnë kriteret do t’i kthehen rimbursimet”, ka theksuar Imeri.

Imeri ka treguar se shuma maksimale e rimbursimit do të jetë 100 euro.

“Kjo është ideja nëse nuk ndryshon me udhëzimin e ri, ndërsa do të ketë një minimum edhe të kuponëve që duhet të jenë në pliko dhe vlera 10 për qind e shumës së plikove, pra kuponëve fiskal rimbursohet”, ka thënë Imeri.

Ai ka thënë se Kosova është i vetmi vend që e ka këtë formë të nxitjes së qytetarëve për rimbursim që është aplikuar për dy vjet radhazi.

“Çdo kund është aplikuar për një vit, pra ne jemi rast i veçantë, se kemi dhënë rezultate të mira. Është e pamundur të vazhdojmë, për shkak të proceseve administrative në Administratën Tatimore, numri i madh i stafit, kostoja monetare kostoja edhe në kohë, resurse të gjitha këta janë faktor që do të kalojmë në një formë tjetër, por që patjetër që do të jetë motivues. Ai që provon gjithmonë i ka shanset që të fitojë dhe të rimbursohet”, ka thënë Imeri.

COMMENTS