Prizren, një i vdekur dhe një i lënduar nga një aksident i rëndë

Mbrëmë rreth orës 21:10 minuta, në autostradën e Prizrenit ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku ku si pasojë ka mbetur një person i vdekur. 'Rap

Mbrëmë rreth orës 21:10 minuta, në autostradën e Prizrenit ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku ku si pasojë ka mbetur një person i vdekur.

‘Raportohet për një aksident trafiku në mes të një kamioni, të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull K-Shqiptar, dhe një veture BMW, të cilën e drejtonte viktima mashkull K-Shqiptar, si pasojë e të cilit në vendngjarje ka vdekur pasagjeri i veturës, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar’, njofton Policia.

Lëndime të rënda trupore ka pësuar vozitësi i kamionit.

COMMENTS