Prishtinë, ndotja e ajrit tejkalon vlerat e lejuara

Bazuar në matjet e realizuara nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se

Bazuar në matjet e realizuara nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejtur së gjatë ditëve të fundit janë paraqitur tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.

‘Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjate këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar me date 22.01.2017 e cila ka arritur në vlerën 97.1µg/m3, ndersa ditve të tjera kemi pas këto vlera me 21.01.2017 vlera ka arritur 88.8µg/m3’

‘Ndërsa përqëndrime të larta janë paraqitur me ndotësin PM2.5 i cili ka arrite vlerën maksimale e mesatares ditore po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion, nga ku arrin vlerën në 98.1µg/m3’, theksohet në një njoftim për media të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Sipas MMPH-së, ky përkeqësim i gjendjes ka ardhur si rezultat i ndryshimit të kushteve atmosferike, përkatësisht paraqitjes së kushteve të pa favorshme meteorologjike për shpërndarjen e koncentrimit të ndotësve, sikur se janë, dukshmeria e dobte (mjegulla), shpejtesia e erës 0.0m/s, lagështia e lartë e ajrit 98%, shtypja atmosferike 955.5%, temperatura -11C.

Kjo gjendje ka ndikuar që mos ketë shpërndarje të koncentrimit të ndotësve që emitohen nga industria, transporti dhe nga ngrohtoret kolektive dhe ato individuale, duke përkeqësuar gjendjen e cilësisë së ajrit.

COMMENTS