Prishtinë, Marsh protestues – kërkesë ambasadës franceze për lirimin e Haradinajt

Identifikohet vajza ‘mashtruese’ që i nxiti qytetarët për ikje nga Kosova, ja kush është dhe jeta luksoze e saj (FOTO/VIDEO)
Pacolli, Agim Bahtirit: E lartësove sërish AKR-në në bastionin e vet

Me moton ‘Ramush Haradinaj është Kosova’, sot në Prishtinë është mbajtur një marsh protestues paqësor.

Ndryshe, qytetarë të shumtë kanë marrë pjesë në marshin protestues ku po kërkohet lirimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili të mërkurën u arrestua në Francë në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Protestuesit kanë marshuar nga qendra e Prishtinës deri te Ambasada franceze, ku më pas janë shpërndarë të qetë.

Nënkryetari i AAK-së, Aridan Gjini gjatë marshit protestues i ka dorëzuar Ambasadës franceze kërkesën për lirimin e Haradinajt.

Qytetarë të shumtë, organizata të veteranëve të luftës nga ish-Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe përfaqësues të partive politike, kryesisht opozitare, i janë përgjigjur ftesës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, duke kërkuar nga drejtësia franceze lirimin e menjëhershëm të Haradinajt.

COMMENTS