Prishtinë, I moshuari gjendet i vdekur në një pusetë

Një 64 vjeçar është gjetur mbrëmë i vdekur në një pusetë në rrugën 'Xheladin Hana' në Prishtinë. Deri tek gjetja e trupit të pajetë erdhi pasiqë fo

Një 64 vjeçar është gjetur mbrëmë i vdekur në një pusetë në rrugën ‘Xheladin Hana’ në Prishtinë.

Deri tek gjetja e trupit të pajetë erdhi pasiqë forcat e rendit rreth orës 21:30 kishin pranuar një informacion se një person kishte dalë nga shtëpia e tij, që nga ora 10:30 dhe nuk ishte kthyer më.

‘Me të marrë informacionin, njësitet e nevojshme policore, kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative për gjetjen e personit në fjalë, të cilin pa shenja jete e kanë gjetur në rrugën në ‘Xheladin Hana’ në Prishtinë, saktësisht në një pusetë (shaktë)’.

Sipas policisë, vdekjen e personit me inicialet Sh. D e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë ë Ligjore për obduksion, ndërkohë që me rekomandim të Prokurorit të Shtetit është hapur rasti ‘Vdekje në rrethana të dyshimta’.

Ndërkaq, policia është duke e hetuar rastin.

COMMENTS