Prishtinë, bien në gropë – vdesin tragjikisht motër e vëlla

Prishtinë, bien në gropë – vdesin tragjikisht motër e vëlla

Deklarata e amabasadës amerikane për Zgjedhjet e 11 qershorit
Gjilan, Drejtori i Spitalit lirohet nga aktakuza

Dy fëmijë, vëlla e motër kanë humbur jetën tragjikisht ditën e sotme, si pasojë e rënies në një gropë në lagjen ‘Kolovica’ të Prishtinës.

Banorët e zonës thonë se gropa në të cilën kanë rënë dy fëmijët, vëlla e motër, Florenta Mramori 13 vjeçare dhe Florent Mramori 11 vjeçar, është hapur para rreth 2 vjetësh nga një kompani gurthyese.

Ata fajsojnë kompaninë dhe komunën për mos-mbyllje të gropës.

Prindi i viktimave, Muhamet Mramori, nuk ka dashur të prononcohet për media, ndërsa fqinji i tij, Xhemajl Osaj ka thënë se së bashku me dy fëmijët e vdekur kanë qenë edhe fëmijë tjerë, që loznin pranë gropës, raporton koha.net.

Trupat e pajetë momentalisht janë dërguar në mjekësinë ligjore, dhe nesër pritet t’i kthehen familjes.

Zëdhënësja e Komunës së Prishtinës Miranda Mullafazliu ka potencuar se gropa nuk ka qenë aty si pasojë e punës së Komunës së Prishtinës.

Ndërkohë që Komuna e Prishtinës, pritet të dalë me një komunikatë për media shumë shpejt, sepse janë duke mbledhur informacione në terren.

COMMENTS