Prishtina fiton, ja ku renditet

Prishtina fiton, ja ku renditet

Kosova në histori, shkeli Lituaninë
Hamilton niset i pari në Austin, Vettel e ndjek

Prishtina fiton në ndeshjen e javës së 17-të Superligës së Kosovës dhe i afrohet me dy pikë Llapit në kryesim. Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa mundi Gjilanin në një ndeshje shumë të luftuar.

Formacioni i Prishtinës vinte në këtë takim për të rregulluar bilancin jo shumë të mirë të javëve të fundit, ky padyshim kanë lënë gjurmë humbjet me Drenicën dhe Lirinë.

Edhe në përballjen me Gjilanin Prishtina hasi shumë vështirësi.

Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 27 nga Mankenda. Në minutën e fundit të pjesës së parë miqtë nga Gjilani barazuan rezultatin me një gol të shënuar nga Rusi.

Fillimi i pjesës së dytë ishte më i mirë për prishtinallinjtë që shumë shpejtë rikthyen avantazhin më golin e Januzit.
Pas avantazhit skuadra e Josës administroi më mirë lojën dhe arriti që të sigurojë fitoren, që e ngjit në vendin e dytë me 31 pikë, vetëm 2 pikë më pak se Llapi kryesues.

COMMENTS