Prishtina e pafuqishme ta ‘shkundë’ Dritën, titulli shkon në Gjilan

Prishtina e pafuqishme ta ‘shkundë’ Dritën, titulli shkon në Gjilan

Lorik Canës i vjen oferta e parë si trajner
Prishtina në seri të fitoreve, lider i ri në Superligë

Drita ka arritur të menaxhojë ndeshjen e fundit dhe vendimtare të sezonit, për të kthyer titullin e kampionit në qytetin e Gjilanit pas 15 vitesh.

Skuadra gjilanase barazoi 0 me 0 si mysafire e Prishtinës në Pejë në xhiron e fundit për të mbajtur distancën prej tre pikësh dhe për të siguruar titullin e dytë të kampionit në histori të klubit.

Drita nisi më mirë ndeshjen duke rrezikuar në fillim, ndërsa që nga minuta e 32-të, Prishtina pati një futbollist më pak në fushë pas ndëshkimit me të kuq të Debatik Currit. Deri në fund, Drita arriti të ruajë rezultatin, duke mos lejuar Prishtinën të krijonte raste për gol.

Skuadra e Bekim Isufit mbyll sezonin me 18 fitore, 13 barazim e dy humbje dhe 67 pikë në tabelë. Tri më pak në fund pati Prishtina që bashkë me Dritën do të jenë në garat evropiane.

Drita tani do të përfaqësojë Kosovën në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, e Prishtina në Ligën e Evropës.

COMMENTS