Prishtina dhe Prizreni në rinumërim

Prishtina dhe Prizreni në rinumërim

Të gjitha votat e Prishtinës dhe Prizrenit do të shkojnë në rinumërim. Kështu ka deklaruar kryeshefi i PZAP-it Mul Desku.

Ai tha se ankesat e LDK-së për Prishtinën dhe PDK-së për Prizrenin janë pranuar si të bazuara.

Në garë për kryetar të Prishtinës, janë Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në bazë të rezultateve preliminare, por të cilat pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nuk do të vlejnë më, kandidati i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti printe me vota në Prishtinë, me një epërsi jo të madhe.

Edhe në Komunën e Prizrenit, epërsia e kandidatit të Vetëvendosjes, Mytaher Haskukaj ishte e vogël në garën për kryetar me kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj.

Po ashtu, PZAP ka vendosur që edhe në Komunën e Dragashit të rinumërohen 35 vendvotime.

COMMENTS