‘Princi’ i rrejshëm i Shqipërisë, mashtron Pamela Anderson

‘Princi’ i rrejshëm i Shqipërisë, mashtron Pamela Anderson

Kusari: Kishim marrëveshje për të garuar bashkë, por në fund LDK ndryshoi mendje
Në pritje të ndërhyrjes së presidentit Hashim Thaçi

Policia italiane e ka arrestuar Stefan Çernetiq, i cili për shumë vite ishte paraqitur rrejshëm si ‘Princ i Malit të Zi dhe Maqedonisë’, duke jetuar në qarqe VIP dhe duke e shijuar jetën mondane.

Për të qenë çudia edhe më e madhe, Çernetiq e konsideronte veten edhe si ‘Princ i Shqipërisë’.

Në web faqen e tij ai ka një informatë qesharake, sipas të cilës, familja e tij është trashëgimtare e familjes së Skënderbeut.

‘Në vitin 1468 vdes Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Çernetiqët e përvetësojnë emrin ‘Skënderbe’ për përdorim në Shqipëri dhe në Perandorinë Osmane, duke sunduar me këtë emër në Epir për disa gjenerata’.

Falë profileve në rrjetet sociale, plot me fotografi nga ngjarjet elitare, si dhe web faqes në të cilën publikonte lajme të rrejshme, Stefan Çernetiq (57 vjeçar) nga Torino ka arritur që t’i mashtrojë edhe fisnikët e vërtetë.

‘Lartmadhëria e Tij’ para dy jave u takua në Athinë me princeshën Irena të Greqisë, kurse disa ditë më herët ishte mysafir në garat e Formula 1 në Monako, i shoqëruar me sheikë dhe supermodele.

Në listën e të mashtruarave bën pjesë edhe Pamela Anderson, e cila i kishte rënë në gjunjë për ta pranuar nga ai titullin e ‘Konteshës Santa Maria Ligure’ dhe shpalljen ‘Zonjë e Madhe e Malit të Zi’.

Këtij rrëfimi me luks, pije të shtrenjta, gra të bukura, automobila të shpejtë dhe vila luksoze, i erdhi fundi kur në pushimoren elitare në Fusine, ‘Princi’ kishte shpenzuar shumë, ndërsa faturën e kishte dërguar në ambasadën e Maqedonisë në Itali.

Përgjigja e ambasadës ishte: ‘Mos na dërgoni fatura të këtilla. Nuk keni princ’.

Policia italiane ishte njoftuar menjëherë dhe e kishte arrestuar të vetëshpallurin ‘Princin e Malit të Zi, Maqedonisë, Shqipërisë, Serbisë dhe Vojvodinës’.

COMMENTS