Princess krofne

Princess krofne

Çka i ndhodhi Vesa Lumës gjersa përgatiste drekën? (Foto)
Gatesë angleze për Pashkët

Përbërësit për brumin:

400 gr miell
400 ml ujë
400 gr gjalpë
10 vezë
kripë
Për kremin:
1 l qumësht
300 gr sheqer
125 gr gjalpë
80 gr miell
1 puding vanilje
5 vezë

Udhëzimet:

Gjalpën shkrijeni bashkë me ujin dhe lërini të vlojnë.

Masën trazojeni pandërprerë, ndërkohë që do të shtoni edhe miellin.

Masa duhet të ziejë derisa të trashet. Duhet pasur kujdes që të mos ngjis për tenxhere.

Pastaj largojeni nga zjarri dhe shtojini vezët një nga një.

Brumin zbrazeni nëpër qese pastiçerie dhe përmes shiringës zbrazeni në tepsinë e mbuluar me letër kuzhine.

Krofnet, vendosini në furrën e parangrohur në 200 gradë. Pas mbylljes së furrës, temperaturën uleni në 180 gradë.

Krofnet piqen për 20 minuta.

Ndërkohë përgatisni kremin.

Qumështin vëjeni në zjarr.

Vezët, sheqerin, miellin dhe pudingun e vaniljes trazojini me pak qumësht. Pastaj këto hidhini tek qumështi i vluar dhe përzieni mirë të gjitha derisa të trashet masa.

Pas kësaj masën lëreni të ftohet. Pas ftohjes shtoni gjalpën e mbajtur në temperaturë dhome.

Krofnet e pjekura dhe të ftohura ndajini në mes. Pastaj mbushini me kremin e përgatitur.

Sipas dëshirës, mund t’i spërkasni me sheqer pluhur.

COMMENTS