Prifti që u arratis në Kosovë shpallet fajtor për abuzim me fëmijë

Prifti që u arratis në Kosovë shpallet fajtor për abuzim me fëmijë

Një ish-kryemurg që u arratis në Kosovë, për t’iu shmangur drejtësisë është dënuar për abuzimin e dhjetë djemve në një shkollë të udhëhequr nga katolikët në Londër, gjatë viteve të ’70-ta dhe ’80-ta.

Andrew Soper, 74 vjeç, dikur i njohur si At Laurence Soper, u gjet fajtor në 19 akuza për përdhunim dhe në një gjykim të gjatë në Old Bailey. Soper abuzoi seksualisht me fëmijët përderisa ishte në krye të disiplinës në shkollën St. Benedict në Ealing të Londrës Perëndimore.

Ai i sulmonte ata pasi që i bënte t’iu nënshtroheshin dënimeve trupore, duke përdorur një bastun. Viktima e parë e kishte kontaktuar policinë më 2004 pasi Soper e la rolin e tij si kryemurg në Ealing Abbey, dhe u shpërngul në selinë e Benedictine-s në Romë.

Soper më pas ishte marrë në pyetje në stacionin policor të Heathrow më 2010, dhe më pas kishte ikur në Kosovë përderisa ishte në liri me kusht. Ai ishte arrestuar në aeroportin e Lutonit në gusht të vitit 2016, pasi ishte dëbuar nga autoritetet kosovare, dhe ishte kthyer në Britaninë e Madhe.

COMMENTS