Prezantohet Panucci: Shqipërinë do ta dërgoj në ‘Euro 2020’

Prezantohet Panucci: Shqipërinë do ta dërgoj në ‘Euro 2020’

Enver Idrizi shpallet ‘Qytetar Nderi’ i Mitrovicës (Video)
Karikatura e ditës (Foto)

Christian Panucci është emëruar zyrtarisht si trajneri i ri i kombëtares shqiptare të futbollit gjatë një prezantimi që është bërë sot paradite në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit.

‘Falënderoj Dukën që më zgjodhi. Është një përgjegjësi e madhe. Doja të falënderoja stafin dhe komunitetit që më besuan. Jam i bindur që keni një skuadër shumë të mirë. Shpresoj që të jap edhe unë diçka që të lë gjurmë. Kemi katër ndeshje të Botërorit, por është i vështirë kualifikimi. Duhet të shohim për Europian. Këto katër ndeshje duhet t’i zhvillojmë me dëshirë të madhe dhe të krijojmë grupin për Europianin. Mezi pres të nis punën për këtë vend’, – ishin fjalët e para të ish-mbrojtësit të Milan, Real Madrid dhe Roma.

I pyetur përse zgjodhi kandidaturën e Panucci, mes atyre të Seedorf, De Canio dhe Malesani, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pohoi: ‘E zgjodhëm prej eksperiencës së tij në klube të mëdha dhe prej dëshirës së madhe të tij për të drejtuar një Kombëtare dhe për të bërë sukses. Duam të jemi në njëjtat nivele të paktën. Kjo është një sfidë edhe për Panuçin, që ka kërkuar gjithmonë të jetë në majat e futbollit. Nuk ka pasur pretendime financiare për veten, por vetëm për stafin. E kam pasur të vështirë më parë për të sjellë trajnerë të huaj në Shqipëri. Tani ishin shumë kandidatura’.

Ndërkohë, trajneri Panucci shtoi: ‘Ishte shumë e thjeshtë të vija,. Të drejtosh Shqipërinë është prestigj. Presidenti ishte praktik dhe më bëri të ndihem mirë me pak fjalë që tha, edhe pse ishin shumë kandidatë. Do punojmë fort për të shkuar në Europian. Ky është objektivi unë. De Biasi?! Ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme, ka bërë historinë. Tani nisim diçka të re. Do provojmë të bëjmë një tjetër histori me këtë skuadër. Revolucionin e bëjnë lojtarët. Nëse janë të aftë të vijnë të luajnë, do e bëjnë. Kam biseduar me presidentin, lojtarët më të mirë do vijnë. Nëse ka të rinj të mirë, do të vijnë. Ky është revolucioni’.

COMMENTS