Prezantohet makina e parë fluturuese, lëvizë me 180 kilometra në orë në rrugë dhe qiell (Foto)

Prezantohet makina e parë fluturuese, lëvizë me 180 kilometra në orë në rrugë dhe qiell (Foto)

Syzet e para në botë me kamerë 360 shkallë (Video)
Varrezat e Volkswagenit, ka 37 depo në gjithë SHBA të (Video)

Prodhuesi holandez Pal-V International, e ka prezantuar në Geneva Motor Show 2018, versionin e makinës fluturuese, që është e gatshme të hyjë në prodhim.

Personal Air and Land Vehicle apo Pal-V, që mund të arrijë 180 kilometra në orë, gjatë lëvizjes në rrugë dhe derisa fluturon në qiell, do të kushtojë rreth gjysmë milioni euro.

Makina i ka tri rrotë dhe në të mund të ulen dy persona, është legale dhe mund të lëvizë nëpër Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. Është e ndërtuar nga fibra e karbonit, titani dhe alumini, ndërsa peshon 680 kilogramë.

Për të nisur fluturimin i duhet pista prej 165 metrave, teksa për aterrim i nevojiten vetëm 30 metra. Pas gjashtë vitesh testimesh, PAL-V më në fund është gati për prodhim dhe mund të jetë makina e parë fluturuese në botë.

Gjatë vitit që vjen, kompania pret t’i punojë 50 deri në 100 njësi, teksa gjatë 2020-ës edhe disa më shumë.

COMMENTS