Presidenti Thaçi shtyn bërjen e ushtrisë

Presidenti Thaçi shtyn bërjen e ushtrisë

Reuters: Ambasada e Turqisë presion Kosovës që ta burgosë Berat Buzhalën (Dokument)
Veseli: Ushtria do të bëhet, miqësia me Amerikën nuk lëkundet!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nëpërmjet një letre dërguar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, ka kërkuar që iniciativa e tij ligjore të mos vihet në rend dite edhe pak kohë, derisa të sigurohet edhe përpjekja e fundit që transformimi i FSK të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.

Ai tha gjatë një konference ‘Forca e Sigurisë së Kosovës – Perspektivat e së Ardhmes’, e cila organizohet nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) se iniciativa ligjore për transformimit të FSK-së është krejtësisht legjitime dhe Kushtetuese dhe se këtë iniciativë e ka marrë duke qenë i bindur se ishin shterur të gjitha mundësitë tjera.

‘Ky veprim s’ka qenë aspak i rastësishëm, as i nxituar, është veprim i menduar mirë dhe ka ndodhur si rezultat i paaftësisë së institucioneve tona dhe partnerëve tanë strategjik për themelimin e ushtrisë së Kosovës. Përfaqësuesit e listës serbe për 6 muaj me radhë bojkotuan Kuvendin duke bërë të pamundur që të sigurojmë përkrahjen e tyre për këtë proces. Iniciativën ligjore e kam ndërmarrë edhe për shkak se kam konsideruar se Kosova e ka të pamundur të realizoj qëllimin për anëtarësim në NATO. Që nga ndërmarrja e iniciativës kemi pasur debat mjaftë të dobishëm, zhvillimi pozitiv është fundi i bojkotit dhe kthimi i listës serbe në institucione. Duke respektuar të gjitha mendimet mendoj së emëruesi i përbashkët është se institucionet, partitë dhe qytetarët janë të gatshëm për të bërë hapin për formimin e ushtrisë, qoftë përmes ndryshimeve kushtetuese apo nismës ligjore’, tha Thaçi.

Ai shtoi se si president i vendit e ka obligim që së bashku me institucionet ta themelojnë ushtrinë por dhe ta ruajnë partneritetin me partnerët tanë strategjik.

‘SHBA mendojnë se duhet behet përpjekje që themelimi i ushtrisë duhet bëhet me ndryshime kushtetuese. Institucionet tona ende kanë në dispozicion kohen e mjaftueshme të bëjnë përpjekjen e fundit të sigurojmë përkrahjen e komuniteteve për themelimin e forcave të armatosura. Sot i kam dorëzuar një letër Veselit që kam kërkuar që iniciativa ime ligjore të mos vihet në rend dite edhe pak kohë derisa të sigurojmë dhe përpjekjen e fundit që transformimi i FSK të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.

Këtë e ka konfirmuar Thaçi gjatë një konference ‘Forca e Sigurisë së Kosovës – Perspektivat e së Ardhmes’, e cila organizohet nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) ka nisur punimet.

Në këtë konferencë po marrin pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ambasadori amerikan Greg Delawie.

COMMENTS