Presidenti Thaçi: 1 tetori i vitit 1997, faqe e ndritur e historisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zgjedhur rrjetin social Facebook, për të kujtuar demonstratën e 1 Tetorit të vitit 1997 të studentëve të Universitetit të Prishtinës, kundër regjimit serb.

Në postimin e tij, Thaçi thotë se studentët e UP-së, më këtë protestë treguan guximin dhe vendosmërinë për të drejtat e tyre, përcjellë zico.tv

‘Para nëntëmbëdhjetë vitesh, studentët e Universitetit të Prishtinës treguan vendosmërinë dhe guximin për të drejtat e tyre për të studiuar në objektet universitare. Ata, përkundër masave represive që ndërmori policia serbe dhe çdo përpjekjeje politike për t’i ‘kontrolluar’, demonstruan paqësisht vullnetin për arsimim, liri dhe demokraci’, shkruan Thaçi.

Ai ka thënë se kjo ngjarje shënon një faqe të re në historinë e rezistencës së Kosovës.

‘Studentët dhe pedagogët pjesëmarrës në demonstratën e një tetorit 1997 shënuan një faqe të ndritur të historisë së rezistencës së Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë’, thotë Thaçi.

COMMENTS