Presidenti shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-deputetit Kikaj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së ish-deputetit, Agim Kikaj nga LDK.

‘U shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve në Lidhjen Demokratike të Kosovës për vdekjen e ish-deputetit, Agim Kikaj’, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Deputeti Agim Kikaj ishte deputet në legjislaturën e Kuvendit të Kosovës, e cila u shpërnda para dy jave.

Mësohet se infarkti në zemër ka qenë shkaktari i vdekjes së Kikajt.

Ai ka lindur më 10 shkurt 1963, dhe kishte të përfunduar Fakultetin Juridik dhe atë të Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe.

Ishte pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, organit më të lartë të kësaj partie.

COMMENTS